Nëse nuk e paguan gjobën e makinës brenda 30 ditëve, ajo bllokohet
Masa më të ashpra ndaj shoferëve po ndërmerr qeveria Rama. Nëse nuk e paguan gjobën brenda 30 ditëve, automjeti bllokohet.
“Secili person që kapet dhe ndëshkohet me një masë administrative, ai duhet ta likuidojë brenda afateve të caktuara. Dhe kush nuk e likuidon brenda 30 ditëve, nëse ai kapet në qarkullim behët ndalimi administrativ i mjetit dhe çdo person që ka një ose më shumë gjoba, në rast se nuk i likuidon nuk i ofrohet shërbim në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor”, tha shefi i Sigurisë Rrugore, Skënder Ismaili.
KOHA JONË SONDAZH

