Nesër betimi, por Beleri nuk lirohet, Ministria greke: Autoritetet shqiptare synojnë heqjen nga posti i kryetarit
Fredi Beleri nuk do të betohet këtë të martë si kryebashkiak i Himarës, edhe pse është shpallur fitues nga KQZ-ja. Kjo pasi pasi kërkesa e tij për të dalë nga paraburgimi dhe për të shkuar në bashki është rrëzuar nga GJKKO. Ministria e Jashtme e Greqisë, thotë se vendimi i sotëm tregon se synimi i autoriteteve shqiptare është heqja e tij nga posti i kryetarit.
”Ky refuzim dëshmon, përtej çdo dyshimi, se qëllimi i autoriteteve shqiptare është ta privojnë atë, pa një dënim përfundimtar dhe pa u akuzuar, nga detyra e kryetarit të bashkisë, në të cilën ai u zgjodh në mënyrë demokratike nga qytetarët e rajonit”,-thuhet në reagim.
Ministria shton edhe se si kandidate për anëtarësim në familjen evropiane, “Shqipëria duhet të respektojë shtetin e së drejtës dhe prezumimin e pafajësisë”.