Nesër (e hënë) raundi i dytë për Presidentin, por palët ende pa kandidat
Ditën e nesërme (e hënë), deputetët do të mblidhen në Kuvend në një seancë pasdite për raundin e dytë, por ende kandidatë për President nuk ka.
Që prej të premtes mes opozitës dhe mazhorancës nuk ka më një marrëveshje për raundin e dytë dhe të tretë, pasi Enkelejd Alibeaj kishte pretenduar se socialistët do të pranonin të firmosnin kandidaturë të opozitës për këto raunde, gjë që Taulant Balla tha se nuk ishte premtuar asnjëherë.
Kësisoj duket se dhe në këtë raund të dytë, ashtu si dhe në atë të parin po shkohet pa asnjë kandidaturë.