Nesër Edi Rama shpall kandidatin e PS për Tiranën

 

Nesër PS pritet të bëjë zgjedhjen e madhe për emrin që do të kryesojë Bashkinë e Tiranës. Kështu do të ndodhë nëse informacionet e gazetës Shekulli, me botues Kokëdhimën, rrezultojnë të sakta. Në numrin e saj të sotën gazeta pro qeveritare shkruan se “ditën e mërkurë, sipas liderit të PS-së Rama, socialistët së bashku me aleatët, do të bëjnë publike emrat e bashkive që ende janë në pritje, mes tyre edhe emrin për kryeqytetin. Gara për kryeqytetin tashmë është “ngushtuar” mes dy emrave, ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj dhe sekretarit Organizativ të PS-së, Blendi Klosi". Ditët e fundit të dy kandidatët janë parë në dalje më të shpeshta publike, sidomos ministri Veliaj. Ndërsa pritet që emri i kryeqytetit të dalë pas vizitës së kryeministrit Rama në Emiratet e Bashkuara Arabe. Pjesë e delegacionit që shoqëron kryeministrin, veç ministrave Bushati, Ahmetaj dhe Tahiri, është edhe njëri prej emrave në garë për Tiranën, deputeti Blendi Klosi”.

SHKARKO APP