Nesër Fiter Bajrami, Meta uron besimtarët: Urimet më të përzemërta, nxitoni në punë të mira
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Bajramit të Madh, që është ditën e nesërme. Meta thekson në mesazhin e tij, se sipas fjalëve të Profetit, duhet të nxitojmë në punë të mira.
”Gëzuar dhe Me Fat Bajramin e Madh! Urimin më të përzemërt për çdo besimtar mysliman dhe familjen e tij, për pranimin e agjërimit të Ramazanit, lutjeve dhe veprave të mira, për sa më shumë shëndet dhe mbarësi! Nuk ka begati pa sakrifica! Siç na porosit edhe Profeti: “Nxitoni në punë të mira”’,-shkruan Meta.