Nesër ka seancë plenare, si do të veprojë opozita? Berisha: Do të shihni çdo gjë

Nesër është e enjte dhe ka seancë plenare në Parlament, por deputetët e Rithemelimit kanë nisur një aksion bllokues të zhvillimit të veprimtarive normale në Kuvend.

Gazetarët e pyetën Sali Berishën se çfarë do të ndodhë nesër dhe nëse deputetët e përjashtuar do të jenë prezentë në Kuvend. Ai nuk pranoi të zbulojë detaje nga plani i tyre, por iu drejtua gazetarëve me fjalët do të shihni çdo gjë.

“Nuk ka të ndaluar, është betejë a kthim. Do jeni aty, do shihni çdo gjë. Mos më bëni të ekspozoj projektin për nesër”, theksoi Berisha, i cili mesa duket ka përgatitur skenare të tjera dhune dhe përplasjesh për në Kuvend.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?