Nesër Kuvendi Kombëtar/ Analisti Kikia: Nëse të rikthyerit marrin poste drejtuese, minus për PD

Analisti Mentor Kikia thotë se qëndrimet e SHBA-së janë konkrete dhe të hapura për ta penguar Sali Berishën të marrë drejtimin e PD-së. Këto qëndrime u theksuan edhe nga e dërguara e DASH në Tiranë.

“Nuk ka asgjë të rastësishme dhe mesazhe të koduara. Madje ka lëvizje, deklarata dhe qëndrime konkrete të hapura për të kundërshtuar çdo lëvizje të z.Berisha. Ka një aksion publik të diplomacisë amerikane për të penguar Berishën të marrë drejtimin e PD-së dhe një nga mënyrat është fakti që i jepet mbështetje grupit të deputetëve, që mund të konsiderohen grupi anti-Berishë”.

Teksa u ndal te rikthimet e figurave të vjetra në PD, Kikia tha se një parti opozitare ka nevojë për gjithkënd, por shtoi se nëse ata marrin poste drejtuese do jetë minus për selinë blu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?