Nesër mbledhja e dy qeverive, Rama: Ambicie për më shumë

Një ditë para mbledhjes së dy qeverive, Shqipëri-Kosovë kryeministri Edi Rama thotë se bilanci është pozitiv.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan:

“Neser mbledhja III e dy qeverive???? me nje bilanc pozitiv dhe ambicie per te bere ende me shume‪#‎ShqiperiaKosova‬ nje popull nje enderr”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mbledhjen e nesërme qeveria kosovare dhe ajo shqiptare pritet të firmosin gjithësej 7 marrëveshje e ku përfshihen marrëveshjet doganore, ato për partneritet kufitar, për reformat në fushën e adminsitratës publike, marrëveshjet për krijimin e qëndrës së përbashkët trajnuese, etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Delegacioni shqiptar pritet mbërritjë në Prishtinë rreth orës 11:00, ndërkohë që mbledhja e dy qeverive do të nisë rreth orës 11:20. Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka bërë me dije se në tryezën e bisedimeve do të flitet gjithashtu për shkëmbimet tregtare si dhe energjitikën.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?