Nesër mblidhen Ekspertët, por urdhëri doli!. Lokalet do mbyllen që në orën 20:00

Pas shifrave të larta të Covid- ditët e fundit, nesër pritet që të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve, kjo për të bërë publike masat e reja kufizuese. Masa për të cilat foli sot edhe kryeministri Edi Rama.

Por Top Channel shkruan se efektivë të policisë kanë njoftuar lokalet që të marrin masa për mbyllje nga ora 20:00, të ditës së nesërme.

Këtë lajm e konfirmon edhe kreu i shoqatës së bareve dhe restoranteve, Henri Jahaj, se është dhënë një urdhër verbal, që nga nesër baret mbyllen në orën 20:00.

Mbetet për tu parë nëse orari i ndalim qarkullimit mund të nisë nga ora 21:00, 20:00 apo 18:00 dhe baret mund të detyrohen që të funksionojnë vetëm në ambiente të hapura.

SHKARKO APP