Nesër mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, Belind Këlliçi shpreh ambicien për të garuar për një pozicion
Nesër (e shtunë) do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së. Deputeti demokrat, anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi thotë se hapi i dytë është që bëhen zgjedhjet për nënkryetarë, sekretarin e përgjithshëm dhe sekretarëve të përgjithshme në PD.
Për të kjo do të sjellë një kompletim të ekipit dhe zinxhirit drejtues në PD, ndërsa tregoi edhe rreth kandidaturës së tij në parti. Këlliçi ditën e nesërme do të jetë kandidat për Kryesinë e Partisë Demokratike, por nuk dha shumë detaje të mëtejshme rreth kësaj.
“Padiskutim që gjykoj që duhet të ketë një qarkullim brezash, duhet të ketë një brez të ri që vjen dhe promovohet dhe i jepet mundësia. Unë nesër do të jem kandidat për Kryesinë e Partisë Demokratike dhe po kërkoj votën dhe mbështetjen e Këshillit Kombëtarë për këtë pozicion. Në një koment të dytë gjykuar edhe si do të shkojë nesër, edhe unë do të kem më pas mundësinë për të shprehur ambicien time për të garuar për një pozicion. Sot që po flasim ky proces ende nuk është zyrtarizuar”.