“Nesër mbyllet hetimi për incineratorët”, Tabaku: Veliaj të sjellë shkresat zyrtare, kurse Nano lëvizjet e personave të implikuar

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Incineratorët, Jorida Tabaku, tha se nga ky Komision i shërbeu publikut për të kuptuar aferën e incineratorëve me vlerë 430 milion, të cilat sipas saj janë dhënë pa procedurë. Tabaku i bën thirrje Bashkisë Tiranë që të sjellë listën shkresore dhe komunikimin ndërmjet institucioneve për procedurat që janë ndjekur në lidhje me incineratorët, çështje e cila është nën hetim.

”Ju bëj thirrje institucione që nuk kanë kthyer përgjigje i kërkoj Bashkisë Tiranë që të sjellë listën shkresore dhe komunikimin ndërmjet institucioneve për procedurën që kemi në hetim. Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë premtoi se do të sjellë procesverbalet e mbledhjeve ku këto kontrata janë diskutuar. Kompania guackë e Zotos duhet të sjellë librat e shitjes dhe të blerjes”.

Po ashtu ajo i bën thirrje publike Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano që të paraqesë hyrjet dhe daljet e Erion Veliajt, Armando Subashit, Damian Gjiknurit dhe të Armando Subashit.

”Drejtori i policisë së shtetit të sjellë lëvizjet e personave që ne kemi kërkuar, për Veliajn, Subashin,ministrave Gjiknuri dhe Ahmetaj. E kërkojmë këtë zyrtarisht. Nesër përfundon hetimi. Kushdo që dëshmoi para Komisionit hetimor tregoi se si korrupsioni qeveritar me firmë dhe vulë të Edi Ramës, u mbrojt politikisht dje nga Edi Rama por u pranuar nga çdo zyrtar tjetër”.

SHKARKO APP