Nesër prezantohet platforma për PD, Alibeaj: Mbështetet nga 30 deputetë
Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj (i emëruar nga Gazmend Bardhi) mëngjesin e së shtunës do të prezantojë një platformë e cila synon bashkimin e demokratëve. Për të kjo platformë ka mbështetjen e 30 deputetëve të grupit parlamentar dhe në të mund të bëjë propozime çdokush nga kolegët.
“Pas një jave diskutimesh mes kolegeve të grupit parlamentar, diskutimeve në mbledhjen e fundit të grupit, si dhe vendimmarrjes që secili koleg të bëjë propozime me shkrim, është konkluduar në një qëndrim që përbën një platformë parimesh për bashkimin e demokratëve, e propozuar deri më tani nga shumica dërrmuese e deputetëve të grupit parlamentar.
Për të prezantuar zyrtarisht këtë dokument që ka mbështetjen e më shumë se 30 deputetëve të Grupit Parlamentar, do të zhvillojë një bashkëbisedim në orën 10:30.
Platforma do i prezantohet me pas për vendimmarrje mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, me synimin për një mbështetje unanime nga i gjithë grupi parlamentar”.