Nesër protesta, Bardhi: Qytetarët e kanë në dorë, figurat kryesore të PD do jenë në krye të përballjes

Nesër në orën 17:30 do të mbahet protesta e thirrur nga grupi Berisha-Bardhi dhe aleatët e Sali Berishës. Këtë mbrëmje, kreu i grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi thotë se organizatorët e kanë një skenar mbi atë që do të ndodhë nesër, por sipas tij do të jenë qytetarët ata që do të vendosin se çdo të ndodhë nesër dhe sa do të zgjasë tubimi.

Bardhi: Protesta është thirrur nga PD dhe opozita e bashkuar, por është një protestë e qytetarëve të cilët kanë mijëra arsye për të protestuar kundër Edi Ramës. Do të jenë ata që do të vendosin çdo ndodhë dhe sa do të zgjasë protesta. Mos prisni të zbuloj sot skenarin sepse reagimi i qytetarëve nuk kontrollohet me skenarë. Ka një skenar, por do të ndiqni gjithçka nesër. Pres nesër që çdo qytetar që ka mundësi të jetë në shesh, do jetë aty. Opozita është e bashkuar, protesta nuk ka lidhje me bashkimin. Javën që lamë pas kishte akt të bashkimit në një fron të përbashkët të opozitës.

Sulo: Protesta është e PD sepse PD është organizatore.

Bardhi: Nuk është një protestë për PD.

Sulo: Mbase qytetarët duan të ushtrojnë dhunë. Çdo bëni ju? Ju jeni organizatorët.

Bardhi: Figurat kryesore të PD do jenë në krye të përballjes. Qytetarët janë të lirë të shprehin reagimet e tyre.

Kikia: Protestat nuk kanë degraduar në dhunë nëse nuk janë programuar dhe planifikuar të tilla. Në ato pak protesta të dhunshme që mbajmë mend janë planifikuar të tilla nga organizatorët.

SHKARKO APP