Nesër protesta/ Berisha: Do të jetë ndryshe, marshojmë për të vërtetën e bashkimin e opozitës
Sali Berisha në fjalën e mbajtur për mbështetësit e të tij këtë mbrëmje, tha se protesta e së martës (20 shkurt) do të jetë ndryshe nga ato që janë zhvilluar në Shqipëri që nga viti 1990. Sipas tij, shqiptarët do të protestojnë duke pasur me vete forcat madhore të së vërtetës dhe të bashkimit të opozitës. Berisha e cilësoi Edi Ramën si kryeministrin më të rrezikshëm të Shqipërisë, duke shtuar se të gjitha akuzat e opozitës për korrupsion të qeverisë janë faktuar si të vërteta.