Nesër protesta, blindohet që sonte Kryeministria (Foto lajm)
Këtë mbrëmje janë blinduar dyert kryesore të godinës së Kryeministrisë. Ky vendim është marrë nga frika e ndonjë revolte, edhe pse Sali Berisha ka deklaruar se protesta do jetë paqësore.
Protesta nis nesër në orën 19:00, ku protestuesit do të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe atë “Nënë Tereza” dhe më pas ata do të bashkohen para godinës së Kryeministrisë.
Gjatë orarit të protestës, kryeministri Edi Rama nuk do të jetë në Tiranë, por do të marrë pjesë në inagurimin e By Pass-it të Vlorës.