Nesër protesta e opozitës, Fatmir Mediu: Në emër të kombit shqiptar të tregojmë se nuk ka qeveri apo kryeministër mbi ne!
Kreu i PR-së, Fatmir Mediu, bën thirrje për të marrë pjesë në protestën e opozitës, ditën e nesërme në orën 16:00 para kryeministrisë.
Përmes një postimi në Facebook, Mediu thotë që në emër të popullit, duhet të tregojnë se asnjë qeveri apo kryeministër nuk është mbi ta.
“Partia Republikane i bën thirrje gjithë shqiptarëve të marin pjesë në protestë.
Në emër të lirisë, dinjitetit, familjes, kombit shqiptar të tregojmë se nuk ka qeveri apo kryeminustër që është mbi Ne“, shkruan Fatmir Mediu.