Nesër protesta, Luan Baçi: Nëse një deputet s’vjen, tregon që është me Ramën

Nesër do të mbahet protesta e thirrur nga Sali Berisha, dhe deputeti demokrat Luan Baçi thotë se përveç skandaleve të qeverisë, kjo protestë është e rëndësishme edhe për vetë PD, pasi Rama kërkon të pengojë mos futjen e kësaj partie në zgjedhje përmes lojën me vulën që po bëhet me gjyqet.

”Është protestë që do mbahet mend, është thirrur nga qytetarët. Nuk duhet të harrojmë që përveç skandaleve të qeverisë, si vjedhjen, skandalin me McGonigal-in. PS kërkon të eliminojë PD dhe opozitën. Kjo është arsye madhore që demokratët do dalin në protestë.

Me veprimet që po bën Rama, po shkon drejt një instalimi të diktaturës. Rama i ka kapur institucionet. Të gjithë do të jenë në protestë pasi dhe në protestat e mëparshme kanë qenë. Kanë marrë pjesë po kanë qëndruar pak më larg.

Kanë qenë të gjithë veç Alibeajt dhe Bashës. Edhe nesër të gjithë deputetët do të jenë në protestë, i bëj thirrje të jenë të gjithë pavarësisht mendimeve ndryshe dhe divergjencave. Protesta është e qytetarëve. Të mos vish në protestë do të thotë që je pro Ramës. Ai që gjen një pretekst do të thotë që gjeti pretekst për t’u bashkuar me Ramën”,-tha në ”MCN TV”.

SHKARKO APP