Nesër protestë para SPAK-ut, qytetarët: I ka dosjet e kopsitura, por nuk vepron
Qytetarët protestues që janë mbledhur para Kryeministrisë, kanë paralajmëruar se ditën e nesërme ata do të protestojnë para SPAK-ut. Sipas një qytetareje, SPAK-u i ka dosjet e kopsitura prej shumë vitesh, por nuk merret me ato çështje që duhet të merret.
”Keni dëgjuar ndonjë politikan t’u thotë ndërgjegjësohuni, merrni fatin në duart tuaja, bëhuni të zotët e vetes tuaj? A keni parë? A e keni parë sesi policia që duhet të jetë në shërbimin tonë është në shërbim të urdhrave politikë dhe ka urrejtje kundër nesh që kërkojmë të drejtat tona. Çdo gjë duhet të fillojë nga vetja.
Nesër bëhet një protestë para SPAK se SPAK i ka dosjet e kopsitura me vite dhe nuk po bën asgjë. Nuk po merret me ato që duhet të merret se ne kemi mentalitetin e të fortit. Ai që ju le pa punë, atë votoni.
Akte korruptive të njëpasnjëshme dhe nuk kemi kulturën e dorëzimit të pushtetit. Janë të lidhur me karrigen. Në vend që të punojnë ata për ne, punojmë ne për ata”.