Nesër PS-ja mbledh Kongresin, zbardhen detaje për çfarë pritet të ndodh
E shtuna (9 prill) është ditë pune intensive për socialistët, pasi do të mbajnë Kongresin që vjen në një moment që tema e krizës së çmimeve e jo vetëm, Presidenti i ri, legalizimi i kanabisit mjekësor etj, janë aktuale e ditës së çdo qytetari.
Faza e parë do të nis që në orët e para të mëngjesit. Mësohet se në pjesën e jashtme të Pallatit të Kongreseve do vendosen tavolina të rrumbullakëta.
Përfaqësues të PS-së do të zhvillojnë takime me anëtarë e qytetarë kryesisht mbi problematikat aktuale, si kriza e çmimeve. Pjesë e tryezave përkatëse, do të jenë edhe ministrat sipas fushave. Ky diskutim do të zgjasë rreth 3 orë.
Padiskutim që pika kulmore e Kongresit do te jetë fjalimi i kryeministrit Edi Rama, i cili ka lajmëruar se të gjithë do të bëjnë autokritikë, ndonëse në mandatin e tretë. Flitet se do të ketë edhe ndryshime në qeveri, por kjo mbetet për t’u parë gjatë procesit.