Nesër referendumi, Sali Berisha mesazh komisionerëve

Një ditë para mbajtjes së Referendumit për shkarkimin e Bashës, i cili do të ratifikojë vendimin e Kuvendit të 11 dhjetorit, ish-kryeministri Sali Berisha u ka drejtuar një mesazh komisionerëve.

Në mesazhin e tij, Berisha u kërkon përpjekjet maksimale për të siguruar pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike në votim.

“Mesazh: drejtuar komisionerëve të Referendumit të Shpresës. Një përshëndetje të përzemwrt të gjithë ju komisionereve dhe komisionerëve te qendrave te votimit. Këto orë që na ndajnë nga hapja e qendrave të votimit le të bëjmë përpjekjet me maksimale që të sigurojmë pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike në votim”.

SHKARKO APP