Nesër samiti mes Ballkanit dhe BE, Varhelyi: Shqipëria progres të madh. Të nisë shqyrtimi i kapitujve të parë

Shqipëria është vlerësuar për progresin e bërë në rrugën drejt integrimit, në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian. Vlerësimet u dhanë nga Komisioneri për Zgjerim e BE-s, Oliver Varhelyi.

Komisioneri Varhley tha se nuk ka pasur diskutime për çështjen “Beleri”, por më herët zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano i dha një përgjigje të qartë dhe të prerë Greqisë për çështjen e Fredi Belerit, ku Athina kërcënon me pengimin e rrugëtimit të Shqipërisë në union.

Nesër (e mërkurë) në Bruksel do të zhvillohet samiti mes Ballkanit Perëndimor dhe krerëve të Bashkimit Europian. Për të marrë pjesë në këtë takim është nisur drejt kryeqytet belg edhe kryeministri Edi Rama. Samiti i paraprin mbledhjes së Këshillit Europian, ku do të vendoset për fatin e hapjes së kapitujve të negocimit për vendin tonë.

Të gjitha vendet përveç Greqisë kanë aprovuar mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE. Greqia kërkon lejimin e betimit të Fredi Belerit si kryebashkiak në këmbim të votës pro.

Më herët Rama ka thënë se nuk do të ketë asnjë shqetësim nga ana e qeverisë shqiptare pavarësisht se cili do të jetë vendimi për këtë çështje. Ai siguroi se qëndrimi për rastin Beleri nuk ndryshon duke përsëritur se kjo është një çështje që i takon vetëm drejtësisë

SHKARKO APP