Nesër takimi Paloka-Bardhi për bashkimin e PD
Edi Paloka (grupi Berisha) dhe Gazmend Bardhi (grupi Alibeaj) pritet të takohen këtë të martë për të biseduar mbi modalitetet sesi PD-ja do të bashkohet për të dalë me një kandidaturë të vetme në zgjedhjet vendore të 2023.
Këtë të hënë, Berisha thirri në selinë blu drejtuesit politik të qarqeve të cilët para mbledhjes ripërsëriten thirrjet drejtuar palës tjetër për të lënë mënjanë ndasitë.
Në pritje të nisjes së bisedimeve mes dy grupimeve, deputetët e PD-së u shfaqën së bashkë në dyert e Gjykatës së Apelit, në mbështetje të kolegut Ervin Salianji që gjykata të jap vendimin final. Realisht vendimi po vonohet për arësye politike dhe të ndikuar nga disa ndërkombëtarë.
Nuk ka njeri në Shqipëri që nuk e di se PD i takon vetëm Berishës.