Nesër të gjitha taksitë e Shqipërisë do të mbyllin makinat e tyre
Nesër të gjitha taksitë e Shqipërisë do të mbyllin makinat e tyre, si një shenjë proteste kundër rritjes së çmimit të naftës që nuk është kaq i lartë në asnjë vend të botës.
Kreu i Sindikatës Shqiptare të Taksive, Bilbil Cara, pjesë e protestës para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve, deklaroi se ditën e premte ata do të protestojnë me makinat në buvelard.
“Po vështirësohet jeta e të gjithë shqiptarëve. Në çdo cep të Shqipërisë. Taksistëve po ju bëhet puna e vështirë, s’po mbajnë dot familjet e veta. Nafta është shumë shtrenjtë. Shteti ynë nuk krahasohet dot as me Kosovën, Maqedoninë e Veriut kur taksistët marrin subvencione nga qeveria”.