Nesër vendimi për ”bur*osjen” e Berishës, për fatin e vulës së PD-së dhe protestë

Nesër është një ditë e rëndësishme për PD-në, pasi do të jepet vendimi final për masën e sigurisë që do të marrë lideri historik, Sali Berisha tashmë pa imunitet, vendimi për vulën e PD-së dhe protestë nga grupi Berisha-Bardhi. Sali Berisha do të vijojë të jetë në pritje për të paktën 24 orë të tjera për të mësuar fatin e tij, pasi sot GJKKO nuk pati një vendim. Pas rreth 1 ore seancë, GJKKO vendosi që të shtyjë për ditën e nesërme në orën 11:00 vendimin për ish-kryeministrin.

Gjyqi për vulën e PD-së

Po ashtu nesër do të jetë gjyqi për vulën e PD-së. Gjykata e Lartë pritet të shprehet për rekursin që grupimi i Berishës ka depozituar për vendimin e 3 marsit 2023, ku Apeli i Përgjithshëm ktheu në shkallë te parë çështjen e logos dhe vulës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mars të këtij viti Gjykata e Apelit vendosin rrëzimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri dhe kthimin e çështjes për shqyrtim në shkallë të parë me trupë tjetër gjykuese. Kujtojmë se gjyqtari Agron Zhukri njohu Kuvendin e Berishës të 11 dhjetorit 2021 si legjitim, ndërsa Enkelejd Alibeaj, në atë kohë kryetar i komanduar i PD-së, ankimoi vendimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjykata e Tiranës rreth një muaj më parë vendosi pezullimin e çështjes për shqyrtimin e kërkesës së Bashës për miratimin e Kuvendit Kombëtar të 2 shtatorit, duke pranuar kërkesën e grupit të deputetëve të drejtuar nga Gazment Bardhi.

Protestë

“Më 27 dhjetor çdo demokrat e demokrat para Gjykatës së Lartë, ku Rama ka porositur ekzekutimin e identitetit tonë. Ne do të qëndrojmë. E enjtja që vjen të gjithë para Parlamentit monist. Në pesë javë e shndërruar Parlamentin në një ndërtesë dhe jo më shumë. E patë që 43 deputetë, Parlamentin e krimit e futën në ilegalitet. Ju ftojë në protestë çdo të enjte, për Parlamentin, për demokracinë”, tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?