Nesër vendimi për vulën, Berisha: Rama ka ngarkuar Elira Kokonën për t’i bërë presion gjyqtarëve

Nesër do të flasë Gjykata e Apelit për vulën e PD, por akuza e fortë që bën sonte Sali Berisha, është se Edi Rama ka ngarkuar Elira Kokonën, zëvëndesen e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, për t’i bërë presion gjyqtarëve.

“Çfarë di unë? Di që presione janë bërë. Rama ka ngarkuar Elira Kokonën, jo Don Agaçin. Dhe ajo është marrë intensivisht.

Megjithatë sonte nuk preferoj të komentoj dhe diskutoj për vendimin e tre gjykatësve për të cilët unë nuk kam asnjë arsye të mos besoj në integritetin e tyre dhe në besnikërinë e ligjit e profesonit.

Kurrë në historinë e drejtësisë nuk ka ndodhur që një person, organizatë ose grup që nuk ka qenë palë në proces gjyqësor, të shpallet palë pas vendimit të gjykatës”,- tha Berisha në “Syri Tv”.

SHKARKO APP