“New York Times”, SHBA gati për armatim të rëndë në Evropë lidhur me “agresionion rus”

 

Pentagoni po mendon seriozisht të dërgojë armatime të rënda në Balltik dhe Europën lindore, një lëvizje kjo që shihet si kundërpërgjigje e rrezikut gjithnjë e më të madh të një pushtimi rus në këto territore.

Sipas të përditëshmes amerikane, “Neë York Times”, Shtetet e Bashkuara janë gati të dërgojnë tanke luftarakë dhe makineri të rënda lufte për të mbështetur rreth 5000 trupa amerikane dhe të NATO-s, që janë stacionuar në këtë zonë, ku prej disa ditësh po kryejnë stërvitje ushtarake.

Nëse propozimi miratohet, do të jetë hera e parë që prej luftës së ftohtë që Shtetet e Bashkuara dërgojnë këtë lloj arsenali në lindje të Europës, në shtete që dikur kanë qenë pjesë e bllokut sovjetik e sot janë anëtare të NATO-s.

Edhe pse Vladimir Putin, pati deklaruar se vetëm një i çmendur mund të mendojë që Rusia do të sulmojë, duket se Shtetet e Bashkuara nuk i besojnë shumë toneve të qeta të presidentit rus, sidomos pasi në Ukrainë kanë rinisur luftimet dhe vetëm në ditën e fundit kanë humbur jetën gjashtë ushtarë, ndërsa 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Luftime të rënda ka pasur edhe në aeroportin e Donjeckut, ku tre civilë dhe dy ushtarë të tjerë ukrainas kanë mbetur të vrarë nga shkëmbimi i zjarrit mes separatistëve dhe Kievit, duke vënë në dyshim gjithnjë e më tepër armëpushimin e Minskut, arritur me ndërmjetësimin e Gjermanisë dhe Francës.

SHKARKO APP