Nexhmija Hoxha: Enveri ishte me i bukur dhe i pjekur se Qemali

E veja e ish-diktatorit komunist Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha, ka bërë një rrëfim të veçantë të jetës së saj, dhe ish-udhëheqësit të ndjerë komunist. Që nga fëmijëria e saj, deri te lufta, njohja me Enver Hoxhën dhe propozimi për martesë që ky i fundit i bëri.

Në rrëfimin e saj për gazetaren Rudina Xhunga në emisionin “Dritare”, e veja e diktatorit Hoxha ka treguar edhe takimin parë me të.

“Ishte 23 nëntor 42 pas themelimit të partisë. Do të mblidheshim në shtëpinë e Dije Vokshit në Tiranë te Stacioni i trenit. Aty ishin 20 delegatët e kësaj mbledhje që ishin përfaqësues të grupeve komuniste. Unë përfaqësoja grupin e Shkodrës. Isha më e reja nga delegatët. Në mbrëmje erdhi Enver Hoxha me Qemal Stafën. Qemali e prezantoi me atë me nofkën “Tarasi”. Ai i ra rrotull tavolinës dhe na takoi. Qemali na prezantoi dhe i tha për mua: “Kjo është delikatja”. Kjo sepse në grupin komunist isha e urtë jo si Drita Kosturi që ishte më e hedhur.

Swiss Digital Desktop Reklama

E veja e diktatorit ka rrëfyer se dikush nga personeli i Ministrisë së Brendshme të asaj kohe që shoqëronte familjen Hoxha raportonte te CIA. Bëhet fjalë për periudhën kur Nexhmije Hoxha vuante nga tëmthi. Ajo tregon në intervistën për jetën e saj se një person i Sigurimit, që kishte akses në shtëpinë e diktatorit raportonte te CIA.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ka diçka të vërtetë aty. Meqë më pyete tregon që edhe shtëpia jonë ishte e përgjuar. Dikush nga personeli i Ministrisë së Brendshme, i Sigurimit, duhet të ketë pasur këtë informacion”, tha Nexhmije Hoxha, teksa u pyet nga gazetarja për raportet e CIA­-s që kishte informacion për sëmundjen e saj.

Çfarë menduat kur e patë Enverin?

“Të mos e fsheh që ai kishte një pamje të hijshme. U gëzova që kishim një udhëheqës të pjekur dhe të kulturuar. As nuk më shkonte në mendje për vete. Kisha vendosur që nuk do të angazhohesha në dashuri apo të martohesha gjatë luftës. Nuk kisha vendosur. Kisha ëndërrimet e mija romatike. Mendoja që po të vritej ai që do të zgjidhja nuk do të martohesha më.

Çfarë kishte ndryshe Enveri?

“Me Qemalin e ndryshonte mosha. Qemali ishte 18-19 vjeç ai ishte të të 30-at. Kishte më shumë kulturë se kishte qenë në Francë ndërsa Qemali ishte gjimnazist. Qemali ishte më i hedhur, Enveri ishte më i qetë. U bë një miqësi e bukur. Kurse me Koçi Xoxen ishte një tjetër lidhje”.

Në 12 prill të 1942 u bë demonstrata më të mëdha dhe të organizuara. Kisha rënë më në sy. Erdhën të më arrestonin. Unë mbeta në ilegalitet sepse ika nga shtëpia. Ai më ndihmoi të strehohesha. Atë natë më kërkoi të hipja në bicikletë. Unë u shtanga. Hipa në anë të biçikletës dhe shkuam në një shtëpi pranë shkollës Qemal Stafa ku janë tani ambasadat. Ishte shtëpia e Syrja Selfos një miku të Enverit. Ajo nuk njihej nga njeri.

U vra Qemal Stafa që ishte edukatori im i parë. Unë u mërzita shumë. Ndenjëm shumë atë natë dhe folëm shumë për të. Ishte një nga vrasjet apo humbjet e para. Erdhën ata që ishin përjashta. Dhe na thanë se çfarë kishte ndodhur.

Nëna e Gogo Nushit i thoshte me të qeshur shikoje se e ke shoqe.

Propozimin më prozaik që më bëri Enveri kur po bëja kafenë. Pa më thënë që të dua më tha: “Unë dua që të martohem me ty.” Unë u skuqa dhe u turbullova. Ai më tha: “Ulu këtu se nuk të ha”. Ia ktheva që “unë nuk martohem gjatë luftës”. Po mirë tha ai. Pas ndonjë muaji unë i ktheva përgjigje.

Duke folur për kujtimet e saj nga fëmijëria, Nexhmije Hoxha, tha më tej se kishte shpëtuar për pak nga veshja me shami. Ajo tha se pas kthimit nga Manastiri në Shqipëri, nëna kishte bërë përpjekje që ajo të vishte shaminë. Nexhmija tha se kjo ishte një gjë që nuk e pëlqente.

“Ishte një gjë e papranueshme për mua. E kundërshtova. Më ndihmoi mësuesja e klasës së pestë. Që ishte një tiranase. Duke qenë dhe babai im pakasa liberal unë fitova. Kjo ishte fitorja e parë drejt një çlirimi. Isha unë e para vajzë bashkë me atë që u bë gruaja e Eqerem Cabejt që shkuam të pambuluara në shkollën e lartë” – tha Hoxha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?