Nexhmije Hoxha: Nuk kam tentuar kurrë që të iki me djemtë nga Shqipëria

Nexhmije Hoxha mohon të ketë pasur ndonjë plan për t’u larguar nga Shqipëria bashkë me djemte.

Reagimi i saj vjen pas një deklarate të Xhelil Gjonit, i cili tha se se e veja e diktatorit dhe fëmijët kanë dashur të arratisen nga Shqipëria kur u vendos të gjykohen.

Gjoni tha se Ramiz Alia i kishte përcjellë një plan të Nexhmijes “për t’u larguar nga Shqipëria bashkë me djemtë” por Gjoni ishte shprehur kundër, duke thënë, sipas tij që “nëse ka shkelur ligjet të rrijë dhe të gjykohet këtu”.

“Gjoni gënjen, Nexhmije Hoxha dhe djemtë e saj nuk kanë menduar kurrë të largohen nga Shqipëria”, ka thënë një familjar i Nexhmijes, duke folur në emër të kësaj të fundit për gazetën Dita

SHKARKO APP