Nga 1 janar 2018, Biznesnet do marrin kredi vetëm me deklaratën tatimore

 

Nga 1 janari 2018 bizneset e mëdha do të marrin kredi vetëm duke paraqitur deklaratën tatimore. Kjo është një nga reformat që qeveria do të ndërmarrë për të luftuar informalitetin objektivi final i të cilës është ulja e taksave.

I pranishëm në konferencën “Mbështetja e zhvillimit ekonomik” Rama tha se është përgatitur për një operacion frontal që do të përfshijë doganat, tatimet dhe inspektoriatin e punës.

Rama foli për ndërhyrje dhe në Kodin Penal.

Rama: “Nga 1 janari bankat do njohin vetëm deklaratën tatimore”-  “Ne jemi vendi ku kompanitë e mëdha punojnë me dy balance, një për tatimet dhe një për bankat. Te tatimet e ulin maksimalisht për të bërë viktimën, tek bankat e rrisin maksimalisht për të garantuar se janë në gjendje të marrin kredi të mëdha. Pjesë e kësaj politike kundër informalitetit është dhe bashkëpunimi me Bankën e Shqipërisë për të siguruar që më 1 janar 2018 bankat të njohin vetëm deklaratën tatimore, jo të marrë balance ilegale e të përdorë si balancë që përbëjnë bazën e vendimit për të marrë kredinë vetëm deklaratën tatimore. Nuk mund ta bëjmë me një të rënë të lapsit dhe një goditje sepse nuk duam ti rëndojmë me një supertaksim de fakto bizneset por do i japim kohë deri më 1 janar 2018 të rregullojnë gjendjen e tyre dhe në fund fare ti përgjigjen ligjit me një bilanc, vetëm ai i deklaruar në tatime dhe që do deklarohet në banka. Interesi për ta ulur  e fshehur të ardhurat do të shkojë drejt zerimit.”

Rama: “Ndërhyrje në Kodin Penal”-  “Do bëjmë një ndërhyrje shumë konsistente në Kodin Penal për evazionin, informalitetin në punë për të gjithë aspektet që lidhen me pamundësinë e deri sotme që ti bëjmë të gjithë të paguajnë dhe do të shtrëngojmë shumë masat penale në mënyrë që të gjithë të mbajnë kasa fiskale, të deklarojnë të ardhurat.

SHKARKO APP