Nga 6 ligje, PD do votojë vetëm ligjin për SPAK-un. S’ka vendim për 5 ligjet e tjera

Të enjten janë parashikuar të votohen në seancë 6 ligjet që plotësojnë reformën në drejtësi, pas miratimit unanimisht të ndryshimeve kushtetuese nga të gjitha palët.

Ndërsa për ligjin e strukturës së posaçme antikorrupsion i njohur si SPAK, opozita do të japë votë aprovuese pas përfshirjes në ligj të propozimeve të saj dhe me ndërhyrjen e OPDAT.

Por për 5 ligjet e tjera ende opozita nuk ka vendosur se si do të votojë. Pritet që grupi parlamentar i PD të vendosë këtë të mërkurë për qëndrimin e saj për këto ligje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime nga PD thonë megjithatë se ligji i qeverisjes së gjyqësorit është antikushtetues ashtu siç opozita u deklarua edhe për ligjin e Vettingut, ku nuk mori pjesë në votim në seancën e jashtëzakonshme të 30 gushtit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa pritet të vendosë grupi për 6 ligjet, demokratët po punojnë me ligjin e vettingut për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?