Nga Albi Nako, Myfarete Laze dhe Dhimitër Gjoka, kryetari Veliaj nderon personalitetet e Njësisë 1: Mirënjohje!

Në mbyllje të turit bashkëbisedues me banorët e Njësisë 1, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u takua me emra të spikatur dhe personalitete te zones, të cilët japin nje kontribut të rëndësishëm në jetën dhe në ndihmë të komunitetit ku banojne.

Veliaj, i shoqëruar nga deputeti i PS-së, Eduart Shalsi dhe kryetarja e PS-së për Njësine 1, Anisa Ruseti, vlerësuan me certifikata mirenjohje figura si: Anita Zaimi, Dhimitër Gjoka, Myfarete Laze, Ilir Qefalia, Zija Muça, Lumturi Qosja, Albi Nako etj. Veliaj ndau mesazhin se njerëzit duhen vlerësuar për punët e mira që kanë bërë dhe bëjnë çdo ditë për vendin.

”Do doja të ishte një reflektim, që fillon nga ne, e pastaj për të gjithë shoqërinë, se duhet të jemi një komb, një vend, një qytet eshte mirenjohesdhe i vlerëson njerëzit sa jemi këtu me njëri-tjetrin. Të kujtojmë që kur kemi njëri-tjetrin mund të bëjmë gjëra që veç e veç nuk i bëjmë dot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur kemi një gazetar të mirë, kemi një etalon për të vërtetën pa kompromis, që nuk ve gjoba, por tregon si është situata realisht. Kur kemi një shkencëtar, e kthejmë vëmendjen te pjesa e mirë e shoqërisë, te besimi te shkenca. Ditët tona më të mira si qytet i kemi pasur kur kemi qenë bashkë, kur kemi qenë mirënjohës ndaj njëri-tjetrit, dhe kur kemi vlerësuar punën dhe kontributin e secilit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?