Nga Dumani tek aktet e Edi Ramës, agjenda e Kuvendit në 5 javë. Deputetët në punë deri më 9 korrik
Deputetët e ”vjetër” do të rikthehen nesër (e enjte) në sallën e Kuvendit. Seancat plenare të legjislaturës aktuale do të vijojnë edhe për pak javë pasi veprimtaria e Kuvendit aktual është parashikuar të mbyllet në datën 9 korrik.
Puna kryesore është shqyrtimi i raporteve vjetore të institucioneve të pavarura, e cila duhet të kishte filluar që në muajin prill, por fushata për parlamentaret e 11 majit, e la pas dore këtë detyrë.
Deputetët do të duhet të shqyrtojnë raportimet vjetore të institucioneve të pavarura, dhe të miratojë rezolutat përkatëse. Një prej tyre është edhe SPAK, drejtuesi i të cilës është vënë veçanërisht nën akuza të opozitës, sa i përket zgjedhjeve të fundit.
Kjo kërkesë e demokratëve pak ditë përpara zgjedhjeve u plotësua nga qeveria me akt normativ, i cili është depozituar për miratim në Kuvend nga ana e Këshillit të Ministrave, ku referuar parashikimeve ligjore, do të duhet të miratohet nga ana e deputetëve që të ruaj vlerën juridike. Dhe me këto akte Kuvendi duket se do të mbyll veprimtarinë e tij ligjvënëse, ndërsa në sallë, do të mund të përplasen mendimet deri në 9 korrik.
KOHA JONË SONDAZH

