Qeveria Rama mban premtimin për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti

Nga Redion Shtylla-

Nga Kavaja ku sot dorëzoi çelesat e shtëpive të reja, kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt Laçit për të dorëzuar të tjerë çelësa për banesat e rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit.

Rama ka ndarë mbrëmjen e sotme pamje nga blloku i ri i banimit në Laç ku pritet të strehohen qytetarët laçianë. ”Gati për rikthimin e 500 familjeve të prekura nga tërmeti në Laç”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri Rama emëroi për këtë tragjedi që shkaktoi mijëra familje pa shtëpi, një ministër. Arben Ahmetaj, në cilësinë e ministrit të kësaj ministrie për Rindërtimin punoi me përkushtim derisa mbajti premtimin e qeverisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sado kritika mund të kemi për qeverinë, në këtë rast i duhet njohur merita për gjithë këto investime për banorët e dëmtuar nga tërmeti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?