Nga Kina në Europë e tani në SHBA, kurba e pandemisë së koronavirusit

Nga VOA/Në SHBA numri i personave të prekur nga COVID-19 e kaloi gjysmë milionin. Prej kohësh tashmë epiqendra e pandemisë është zhvendosur nga Evropa në Shtetet e Bashkuara.

Numri i të vdekurve nga virusi deri të shtunën ka arritur në mbi 18.700, një shifër kjo pak më i ulët sesa ajo e Italisë, ku deri tani regjistrohet numri më i madh i viktimave në botë.

Në Nju Jork epiqendra e pandemisë në SHBA, numri i vdekjeve u rrit me 777 duke e çuar totalin në më shumë se 7.800. Por zyrtarët e shtetit thanë që numri i pacientëve në pavionet e kujdesit intensiv ka pësuar rënie për herë të parë që nga mesi i mujait marsit dhe po kështu edhe numri i atyre që shtrohen në spitale. Nju Jorku regjistroi 290 pacientë të rinj brenda një dite të vetme, krahasuar me rritjen e përditshme prej më shumë se 1 mijë javën e kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Guvernatori Andrew Cuomo tha nëse kjo prirje vazhdon, New York mund të mos ketë nevojë për objekte të tjera spitalore që zyrtarët po përpiqeshin t’i ndërtonin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një ditë më parë Presidenti Donald Trump tha se ai nuk do të heqë masat kufizuese, derisa të krijohen kushte të sigurta, por njoftoi një grup pune që do të shërbejë siç tha për hapjen e vendit. Ai shtoi se dëshiron që vendi të hapet sa më shpejt të jetë e mundur.

Në këshill pritet të marrin pjesë Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin dhe këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë Larry Kudlow, tha një zyrtar i Lartë i Administratës, në fillim të javës.

Presidenti Trump tha të premten se në këshill do të përfshihen edhe guvernatorë shtetesh.

Ndërkohë Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Gebrejesus, paralajmëroi se lehtësimi i kufizimeve para kohe mund të çojë siç tha ai në një ringjallje vdekjeprurëse të pandemisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?