Nga Kukësi deri në Devoll, Rama tregon takimet këshilluese me prindërit për kufizimin e TikTok

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga takimet këshilluese me prindërit që po realizohen në të gjithë Shqipërinë. Këto takime këshilluese po zhvillohet në kuadër të kufizimit të rrjeteve sociale si TikTok.

”Vijon këshillimi i gjerë me prindërit në shkollat e Tiranës, Kukësit, Mirditës, Dibrës, Tropojës, Pukës, Fierit, Divjakës, Finiqit, Pogradecit, Korçës, Maliqit, Kolonjës, Devollit për kufizimin e rrjeteve si TikTok SHQIPËRIA2030”, ka shkruar Rama.

Gjithçka nisi me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Rama foli për mbylljen e aplikacioneve Tiktok dhe SnapChat, u shpreh se nuk është zgjidhje e problemit, por ngushton hapësirën që nxit dhunë. Kreu i qeverisë tha edhe se do të implementohen kamera që do të mbikëqyrim procesin mësimor dhe ambientet shkollore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?