Nga kush ka frikë Edi Rama? Përse ruhet më një ushtri bodigardësh në Fier? (VIDEO)

Pas Elbasanit, kryeministri Edi Rama është shfaqur sot në Fier me një numër të madh forcash sigurie.

Qyteti i Fierit njihet si një bastion i së majtës dhe është e pashpjegueshme frika e kryeministrit për sigurinë fizike. Kur ishte në opozitë akuzonte Berishën se lëvizte me shumë truproja, ndërkohë sot ka dyfishuar numrin e gardistëve që e ruajnë, pa llogaritur efektivët civilë.

Rrugët e Fierit ishin spastruar dhe qindra forca policore dhe të gardës e shoqëronin kryeministrin ngado, duke mos lënë askënd të afrohej. Kryeministri ishte në një shkollë, ku  nisur procesi i vaksinimit. Edhe brenda në shkollë, siç shihet nga pamjet, kryeministri ishte i shoqëruar nga një duzinë rojesh.

SHKARKO APP