Nga largimi me skaf te rikthimi. Historia e Arjan Dodajt, Arqipeshkvi i ri i Arqidioqezës Tiranë-Durrës
Arqipeshkvi i ri i Arqidioqezës Tiranë-Durrës është Imzot Arjan Dodaj. Rrugëtimi i tij si klerik nisi rastësisht, ku Dodaj tregon detajet e formimit të tij pas largimit nga qyteti i origjinës, Laçi, rreth 30 vite më parë.
“Si shumë shokë të mi jam larguar nga vendi me skaf për të realizuar ëndrrat. Zoti më ruajti nga disa përvoja të caktuara apo miqësi. Duke ndenjur me një grup djemsh që shkonin në një famulli, ngadalë lindi te mua pikëpyetja mbi diçka që shkonte përtej materiales”, shprehet Dodaj për ”A2cnn”.
Duke komentuar gjendjen e shoqërisë shqiptare, Dodaj sugjeron përqendrimin te edukimi dhe kultura si zgjidhje. ”Kemi nevojë që ta pasurojmë kulturën, pasi kultura pa njeriun nuk ndërtohet dot. Ne flasim shpesh për kulturën, por anulojmë njeriun”.