Nga marifetet/manipulimet e Ramës Shqipëria është HISTORI-DËSHTIMI

Nga Kastriot Islami

Menaxhimi i pandemisë së COVID-19 nga “kompetenti virusolog i Surrelit” ka qënë diletant, pa strategji, pa program dhe pa profesionalizëm. Në mungesë të plotë transparence, në dhunim të rregullave minimale të një shteti ligjor dhe me një subjektivizëm e arrogancë ekstreme duke shkelur rëndë të drejtat themelore të qytetarëve. Gjithcka e bazuar në mashtrime e gënjeshtra, në formë e shfaqjeve teatrale nga facebuku i Surrelit, po ashtu si edhe qeverisja e tij 7-vjecare… Me vjen keq të deklaroj një gjë të tillë kur formalisht për menaxhimin e saj kanë qënë të angazhuar për trajtimin e të sëmurëve edhe shumë mjekë e infiermierë të talentuar që duhen përgëzuar për rolin, angazhimin dhe kontributin e tyre njerzor e profesional dhe që nuk janë shpërblyer aspak nga qeveria. Shifrat statistikore dhe gjithcka i është bërë me dije publikut është bërë nga bunkeri i “kompetentit” të Surrelit. Në realitet, Rama e ka manipuluar gjatë të gjithë kohës kurbën e të infektuarëve nga koronavirusi që nga dita e parë dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite… Ka pasur dhe ka vetëm një qëllim manjakal, të mburret se ka qënë “kompetenti më i mirë në botë për menaxhimin e pandemisë”, prandaj Shqipëria është një “histori suksesi” për meritë të tij. Por në realitet edhe përsa i përket menaxhimit të krizës sanitare ashtu edhe të krizës ekonomike e sociale Shqipëria është një “histori dështimi”. Madje Rama, me masat drastike të pashëmbullta për vëndet demokratike europiane, jo vetëm dështoi në menaxhimin e krizës sanitare por edhe e ka zhytur vëndin në një krizë ekonomike nga më të rëndat në Europë, duke dhunuar sin ë asnjë vënd tjetër edhe të drejtat themelore të njeriut. Ja ku bazohen këto përfundime:

Së pari, Shqipëria në datën 31 maj 2020 rënditet:

⦁ Në vendin e 93 përsa i përket numrit të të infektuar për 1 milion banorë, me 395 të infektuar për 1 milion shqiptarë, ndërkohë që 122 vënde të tjerë kanë më pak të infektuar për 1 milion banorë. Nuk po vë në dukje se edhe kjo shifër prej 395 të infektuar për 1 milion shqiptarë është ulur nga Rama me shumë manipulime;
⦁ Në vendin e 86 me 11 vdekje për 1 milion banorë, ndërkohë që 129 vënde të tjerë kanë numër më të ulët vdekjesh për 1 milion banorë, edhe shifra 11 vdekje për 1 milion banorë është ulur me manipulime nga Rama. .

Së dyti, nga opinionet e shumë ekspertëve të shquar shqiptarë dhe nga analiza profesionale të ekspertëve ndërkombëtarë, vëndet e rajonit tonë rezultojnë me numër të ulët të numrit të të infektuarëve dhe të vdekjeve nga COVID-19 për 1 milion banorë, për arsyet “objektive”:

⦁ dëndësia më e ulët e popullsisë;
⦁ struktura moshore me shifër relative më të lartë të rinjve;
⦁ me numër të ulët ose zero të të moshuarve të grumbulluar (azilet e të moshuarëve);
⦁ klima mesdhetare e favorshme kundër përhapjes së virusit;
⦁ komunikim më pak intensiv me vëndet e zhvuilluara dhe brënda vëndit;
⦁ imunitet i krijuar nga një pjesë e popullsisë, kryesisht të moshuar, për shkak të mënyrës së jetesës;
⦁ imunitet i krijuar për shkak të vaksinimeve kundër tuberkulozit, malarjes, e tjerë…

Së treti, mburrja e mashtrimet e Ramës se Shqipëria është një Histori Suksesi për shkak të masave drastike që ai deklaronte me ulurima, është një bllof që askush nuk e beson për më tepër që teza e tij është hedhur poshtë nga mbajtësi i cmimit Nobel, Micheal Levitt, një profesor britaniko-amerikan-izraelit I cili ka deklaruar: “…karantinat nuk kanë shpëtuar asnjë jetë nga COVID-19. Ndoshta mund të kenë shpëtuar disa jetë në aksidentet rrugore dhe të ngjashme, por dëmi social nga abuzimi në familje, divorci, alkoolizmi qe ekstrem, plus ata që nuk u mjekuan për sëmundje të tjera ishte i konsiderueshëm…”.

Së fundmi, për ti vënë vulën këtyre mburrjeve të trasha të Ramës e madje për të provuar të kundërtën le ti referohemi një parametri tjetër, që tregon se në cfarë niveli është përhapja/transmetimi i virusit gjatë këtyre ditëve të fundit në Shqipëri, krahasuar me vëndet e rajonit e ato fqinje, Kosovë, Maqedoni e Veriut, BiH, Greqi, Kroaci, Itali dhe Serbi. Po ti referohemi të dhënave për R-efektive (parametër që mat në cfarë niveli transmetohet koronavirusi) nga Universiteti i Gjenevës dhe Qendra e të Dhënave Shkencore në Zyrih të Zvicrës rezulton se Shqipëria është e fundit mes të gjithë këtyre vëndeve, sepse ajo ka vlerën mesatare më të lartë të R-efektive nw 15 ditwt e fundit, prej 1,34 (shih tabelën).

Si përfundim, shqiptarët duhet të mësojnë se për shumë arsye, historike, sociale, gjeografike, gjenetike e tjerë të përmendura më sipër, vëndet e rajonit tonë rënditet në mesin e listës prej 215 vëndeve të prekura nga COVID-19 si përsa i përket vlerave të infeksionit ashtu edhe shifrës së vdekjeve. Thënë ndryshe, shqiptarët edhe në sajë të reagimit të tyre të përgjegjshëm kanë qënë të favorizuar objektivisht nga kjo pandemi e rrezikshme krahasuar me vëndet e zhvilluara të Europës Qëndrore që kanë pasur rreth 10-50 herë më shumë të infektuar e vdekje sesa vëndi ynë, ndonëse ne kemi pasur rreth shifra dhjetra herë më të larta se ato të vëndeve afrikane…Ndonëse vëndet e zhvilluara janë shumë më të paisura me mjete e personel dhe me më shumë mjete financiare. Prandaj as që mund të bëhet fjalë se këto shifra janë më të ulta se ato në perëndim për meritë të Ramës. Madje mund të thuhet se për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë nga Rama, Shqipëria, krahasuar me vëndet e rajonit, fatëkeqësisht gjëndet në vëndin e fundit dhe po kalon aktualisht një situatë problematike e të rënduar të transmetimit të virusit!!…Kurse situata ekonomike e sociale për shkaqe të lidhura kryesisht apo vetëm me keqqeverisjen e pandemisë është katastrofike dhe efektet e saj do të ndihen të rënda në javët e muajtë në vijim..

SHKARKO APP