Nga megaoperacioni me 43 urdhër-arreste, tek Agaçi dhe Sako. E premtja e ”artë” në SPAK
43 urdhër-arreste, ish-zyrtarë policie dhe personazhe të njohur të botës së krimit, ishte vetëm një nga zhvillimet në SPAK këtë të premte. Po sot, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaci, si edhe kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako u paraqitën para trupës së SPAK-ut. Kryebashkiakja e Durrësit nuk ka pranuar që të bëjë publike arsyen sepse u thirr në SPAK, ndërsa u shpreh se do të ruajë sekretin hetimor.
“Paraqitja ime në SPAK nuk ka lidhje me detyrën si kryetare bashkie, do të ruaj sekretin hetimor”, u shpreh Sako për gazetarët pas daljes nga SPAK. Kryetarja ka dhënë përgjigje mohuese e pyetur nëse është thirrur për inceneraratorin e Tiranës.
Po sot në SPAK u paraqit Engjëll Agaçi, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Ai ka dhënë sqarime si person që ka dijeni lidhur me inceneratorin e Tiranës. “Isha sot si person në dijeni për inceneratorin e Tiranës. Mendoj se ky nuk duhet të krijojë një lajm, pasi të gjithë ne duhet të jemi të gjithë në funksion të organit të drejtësisë, të cilit i uroj punë të mbarë”, tha Agaçi.
Këtë javë në SPAK u pa edhe zv/kryeministrja Belinda Balluku, e cila u mor në pyetje nga prokurori Dritan Prençi për më shumë se tre orë me radhë. Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka komentuar megaoperacionin nga SPAK. Për të në këtë operacion kanë rënë në pranga dy zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit. Pa përmendur emra, Karamuço tha se njëri prej tyre ka qenë mik i mik i ngushtë i një ish-zv.kryeministri dhe që madje ka pasur mbështetjen e tij vazhdimisht.
https://kohajone.com/aksioni-nga-spak-karamuco-ne-pranga-edhe-dy-zyrtare-te-larte-te-policise-njeri-mik-i-nje-ish-zv-kryeministri/
https://kohajone.com/43-urdher-arreste-ministri-balla-publikon-pamjet-nga-operacioni-i-spak-lufta-kunder-krimit-po-jep-rezultate/
https://kohajone.com/3-efektivet-per-te-cilet-spak-ka-leshuar-urdher-arreste-morina-u-kap-me-113-mije-e-ne-makine-lidhja-me-ervis-martinajn/