Nga miratimi i kanabisit mjekësor dhe ligji për studentët e mjekësisë, protestë dhe debat në seancën e fundit në Kuvend

Nesër (e enjte) do të mbahet seanca e fundit plenare në Kuvendin e Shqipërisë, pasi në muajin gusht të gjithë deputetët do të jenë me pushime. Seanca e së enjtes është shumë e rëndësishme.

Rendi i ditës parashikon raportimin e disa institucioneve për veprimtarinë e vitit të shkuar, ndërsa do të kalojnë ligje që kanë hasur jo pak kundërshtime nga opozita. E para për legalizimin e kanabisit mjekësor, atë të detyrimit të studentëve të mjekësisë për të punuar 5 vite në Shqipëri dhe konfiskimin e ndërtimeve pa leje. Për këto çështje opozita paralajmëron betejë kundër maxhorancës.

Studentët e mjekësisë do të jenë nesër në një protestë. Edhe pse nuk është reflektuar në rend të ditës, Kuvendi pritet të fusë për votim edhe projekt-ligjin për “Akademinë e Shkencave”, që i hap rrugë dhënies së mandatit të dytë në krye të Akademisë Skënder Gjinushit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?