Nga pozicioni në PS, raporti me Ramën dhe “Deti”, Bushati: Nuk e kuptoj se për çfarë sot po shkohet në Hagë
Deputeti socialist Ditmir Bushati ka sqaruar pozicionin e tij në Partinë Socialiste duke deklaruar se nuk është larguar nga familja e tij politike. Duke folur në një intervistë në ABC Radar me gazetaren Jonida Shehu, Bushati foli edhe për marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama.
Bushati komentoi edhe çështjen e detit mes Greqisë dhe Shqipërisë, Bushati theksoi se ka një sërë çështjesh që mbeten për t’u zgjidhur mes dy palëve, duke theksuar se kjo është në interesin e tyre. Ndërsa ndalur te procesi zgjedhor në SHBA, Bushati tha se pritet edhe hapja e kutisë së fundit për të kuptuar se cili kandidat po ecën drejt numrin magjik (270).
Zgjedhjet në SHBA, Bushati kujton vizitën me Ramën në Shtëpinë e Bardhë: Kandidatët drejt numrit magjik
Deputeti Socialist Ditmir Bushati komentoi në një intervistë për ABC Radar, zgjedhjet presidenciale në SHBA. Ai deklaroi atmosfera është ndryshe nga ajo që propagandohet në deklaratat pulbike duke theksuar se në asnjë qendër votimi nuk ka pasur tensione. Bushati u shpreh duhet të përfundojë procesi i numërimit në çdo qendër zgjedhore për të kuptuar se cili kandidat po shkon drejt numrit magjik (270).
“Nga vëzhgimet që këmi bërë në terren, në qendrat e votimit ka një atmosferë relaksuese në ndryshim nga debatet televizive. Qendrat votimit drejtohen nga profesionistë dhe jo nga njerëz që i përkasin partive politike. Do të ketë apo ju rinumërim mbetet për t’u parë por zgjedhësit e kanë dhënë fjalën e tyre. Njerëzit kanë besim te demokracia. Mendoj që edhe media shqiptare mund të bëjë një punë më të lavdërueshme pasi këtu kanë nisur mediat të kërkojnë ndjesë për mënyrën si kanë raportuar gjatë fushatës., Ka pasur mbrëmë një deklarim nga ana e Trump, por të gjithë gurvenatorët dhe sekretarët e shtetit kanë bërë të qartë që do të respektohet ligji dhe vota që është hedhur në kuti do të respektohet me përpikmëri. Kur amerikanët janë të duruar, edhe ne shqiptarët duhet të jemi të duruar. Ka shtete ku diferenca është shumë e ngushtë. Duhet që të përfundojë i gjithë procesi dhe pas kësaj të gjithë skenarët e tjerë do të jenë në tavolinë. Palët janë duke vijëzuar rrugën drejt 270, numrit magjik”, tha Bushati.
Bushati komentoi edhe raportet e secilit kandidat që synon të drejtojë Shtëpinë e Bardhë në 4 vitet e ardhshme me Shqipërinë dhe rajonin duke u ndalur te roli dhe qëndrimi i secilit prej tyre, veçanërisht në dialogun Kosovë-Serbi. Ai u ndal edhe në vizitën e bërë me kryeministrin Edi Rama në Shtëpinë e Bardhë gjatë presidencës së Barack Obamës.
“Për ne SHBA janë partnerë strategjikë dhe në këtë drejtim nuk besoj se diçka do të ndryshojë në raport me ne. Trump beson më shumë te lidhjet ekonomike dhe epërsia e ekonomisë në politikë. Ka shkuar përtej linjave tradiciionale. Biden beson te demokracia dhe sundimi i së drejtës. E sheh ekonominë të lidhur me të drejtat. Në raport me rajonin, Trump u përfshi në procesin e normalizimit të marrëdhënies mes Kosovës dhe Serbisë. Biden ka qenë kritik. E gjithë karriera politike e tij është shenjuar nga një lidhje me shqiptarët. Kur ne vizituam bashkë me Ramën Shtëpinë e Bardhë u pritëm nga Biden dhe Obama. Në Miçigan iu referua Kosovës. Ekipi i tij është një ekip që ka njohur të thella për rajonin dhe faktorin shqiptar. Mund të kemi ndryshime sa i përket nuancës. Në qëndrimet në lidhje me angazhimin amerikan në vend të tjera ata kanë diferenca të qarta. Edhe në mënyrën si u veprua në dialogun Kosovë-Serbi pati reagim nga Biden”, deklaroi Bushati.
Çështja e detit, Bushati: Fakti shqetësues
Çështjet mes Greqisë dhe Shqipërisë sipas deputetit socialist Ditmir Bushati shkon përtej diskutimeve për detin. Duke folur nga pozicioni i ish ministrit të Jashtëm në një intervistë për gazetaren Jonida Shehu në ABC Radar, Bushati tha se gama e çështjeve është një paketë mjaft e gjerë që i ka zanafillat nga lufta botërore ndërsa theksoi se është në interesin e të dy vendeve që të trajtohet çdo pikë e kësaj pakete. Bushati veçoi çështjen çame. Ndërsa lidhur me paktin për t’iu drejtuar Hagës, Bushati deklaroi se duhet të arrihet një dakordësi mes palëve.
“Kjo është një çështje shumë delikate që nuk mund të kalojë përmes një komenti. Gama e çështjeve që duhen adresuar në paketë apo jo është mjaft e gjerë që i ka fillesat në luftën botërore. Në interesin e Shqipërisë dhe Greqisë është që të trajtohen të gjitha çështjet. Ligji i luftës në fuqi në Greqi ka impakt në çështje pronësore. Duhet të na shqetësojë fakti që ka çështje të tjera me karakter historik si ajo çame që nuk ka të bëjë me ndryshime të kufijve as me pretendime të pabazuara, por me liritë dhe të drejtat themelore të njeriut që është në kuadër të BE dhe Këshillit të Europës.
Ka shumë çështje dhe më ka bërë përshtypje që janë marrë vetëm me një çështje. Natyrisht janë bërë disa hapa përpara. Kujtoj këtu çështjen e Apostilës, njohjen e ndërsjellë të lejeve të automjeteve dhe implementin e marrëveshjes që ishte firmosur nga qeveria Berisha. Por janë disa çështje që janë ende aty dhe çështja e delimitimit të zonave detare dhe menaxhimit të piramidave që duhen parë, janë me rëndësi të ndërsjellë. Unë nuk jam në gjendje të them sot për sot për çfarë po shkohet në Hagë apo Hamburg apo nëse do bien dakord për t’u drejtuar në Arbitrazh. Edhe kur i drejtohet një pale të tretë duhet të ketë një dakordësi mes palëve”, tha Bushati.