Nga pritja e kryetarëve anembanë trojeve tek festa kuqezi, Veliaj poston fotot nga Parada e Shqiptarëve
Për të dytin vit radhazi, Bashkia e Tiranës sot me rastin e 28 Nëntorit, organizoi Paradën e Shqiptarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Shqiptarët nga e gjithë bota u bënë bashkë në Tiranë në paradën e krenarisë, siç shihet edhe në fotot që Erion Veliaj ka postuar në Facebook. ”FOTOALBUMI i ceremonisë së pritjes me kryetarët, nënkryetarët dhe kryetarët e këshillave komunalë anëtare të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, si dhe me përfaqësuesit nga komunat arbëreshe”,-shkruan Veliaj.