Nga seria e fallsifikimeve qeveritare!

Vitin qe kaloi kulmuan vrasjet. Ato nga 117 qe ishin ne vitin 2013 arriten ne 139 raste ne vitin 2014.

Te dashur miq, burime direkt te mire informuara nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise me derguan keto dite, te detajuar sipas muajve, statistiken reale te vrasjeve gjate vitit 2014. Keto te dhena deshmojne se viti qe kaloi ishte viti i rekordit me te zi te vrasjeve qe nga viti 2003.

Kreu i meduzes me Tahirin, mikun me koke te Shullazit, ne krye te rendit mashtruan keto dite shqiptaret kur deklaruan se vrasjet vitin qe kaloi ishin 5 me pak se sa ne vitin 2013. Ky eshte nje fallsifikim i ulet. Ne vitin 2014 pati nje rritje dramatike te vrasjeve, 22 raste me shume se sa ne vitin 2013. Por ne rast se vrasjet jane rritur me 19% grabitjet e armatosura me maska jane rritur me 10 here. Kurse gjobat ndaj bizneseve jane rritur me 16 here!

Rendin dhe sigurine tone tashme e kane ne dore Shullazet, Kostandinet, Dabullet, Shytet e qeverise. Shqiperia po ecen me shpejtesi drejt pasigurise se plote! Fatin e sigurise tone nuk duhet ta leme kurre ne duar te bandave. Kemi detyrime ndaj femijeve tane!! 

Sali Berisha

 

TABELA PER VRASJET NE VITIN 2014 SIPAS MUAJVE:

Muaji: ————- Vrare:          

Janar. ——— —– 14

Shkurt. ——– — —— 9

Mars. —– —- 12

Prill. ————- 14

Maj. ———– 12

Qershor. ———— 11

Korrik. ———– 18

Gusht. ————— 9

Shtator. ———— 10

Tetor. ————– 5

Nentor. ————- 14

Dhjetor. ————- 10

Gjithsej: ————- 139

SHKARKO APP