Nga sot lehtësohen masat anticovid në vend. Shtyhet ora policore, tifozët rikthehen në stadiume, hapen teatrot…

Hyjnë sot në fuqi masat e reja lehtësuese në kuadër të pandemisë së koranavirusit. Duke nisur nga sot ora policore shtyhet me një orë, nga 00:00 deri në orën 06:00. Ndërkohë, orari për lejimin e muzikës nëpër lokale do të ngelet po i njëjti, ora 22:00.

• Lejohen kampionatet sportive me prezencë të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të IShP.

•Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri në 30% të spektatorëve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të IShP.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lehtësimi i këtyre masave u bë pas uljes së shifrave të koronavirusit në vend. Kujtojmë se ditën e djeshme, nuk u shënua asnjë viktimë ndërsa u regjistruan 7 raste të reja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?