Kushi prezanton Bora Muzhaqin si zv/ministre për Rininë

Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste dhe zëdhënëse e fushatës elektorale të 25 prillit, Bora Muzhaqi nuk arriti të merrte mandatin e deputetit, por ajo ka fituar një post. Këtë të enjte, Bora është prezantuar nga ministrja e Arsimit, si zv/ministre për Rininë.

”Duke falënderuar Aspasjana Kongo për angazhimin e saj të deritanishëm në MASR dhe kontributin në projekte dhe iniciativa konkrete, i uruam mirëseardhjen dhe shumë suksese Zëvendësministres së re Bora Muzhaqi, e cila do të ndjekë nga afër çështjet e rinisë. Kam besim që me energjinë dhe pasionin e saj për të punuar në favor të të rinjve, do të avancojmë akoma më shumë programe e projekte të frytshme së bashku”,-shkruan ministrja e Arsimit, Evis Kushi në facebook.

SHKARKO APP