Ngërçi për Presidentin, Sali Berisha: Pasojë nga marrëveshja e Bashës në 2017. Karnaval tragjikomik
Kjo pasdite e së premtes, e ka gjetur Sali Berishën në Vlorë ku po zhvillon një takim me demokatët, në kuadër të zgjedhjeve ku Berisha është kandidat për kryetar i PD-së.
Për ngërçin që u krijua sot për Presidentin e ri, ish-kryeministri tha se vjen si pasojë e marrëveshjet që 2017 mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Po ashtu Berisha i konsideroi karnavale dhe një serial tragjikomik e të neveritshëm procesin e negociatave.
Në lidhje me zgjedhjen e Presidenti, një koment që për negociatat që duket se kanë mbetur në pikën zero?
Një karnaval i vërtetë, një vazhdim i marrëveshjeve të dështuara që nga viti 2017 deri më sot të Lulzim Bashës dhe këto që shihni ju nuk është gjë tjetër veçse vazhdimi i atij seriali, por këtë herë edhe më tragjikomik dhe më i neveritshëm se çdo proces tjetër.