Ngjarja e rëndë në Himarë, Berisha: Nesër qytetarët të vijnë në protestë!

Ditën e nesërme është njoftuar se do të zhvillohet protestë në orën 19:30 për Jonada Avdinë, e cila gjeti vdekjen pasi u përplas më 2 gusht 2022 nga skafi që drejtonte efektivi i Policisë Arjan Tase .

Protesta do të mbahet para Ministrisë së Brendshme teksa kërkohet dorëheqja e Ministrit të Brendshëm, Bledar Çuçi, Ministres së Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro  dhe e Drejtorit të përgjithshëm të policisë së Shtetit Gledis Nano

Kreu i PD, Sali Berisha përmes një postimi në Facebook shpreh mbështetje për protestë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nesër qytetarët në protestë. Mbështetje të plotë protestës së tyre”, shkruan Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo është protesta e dytë që do të zhvillohet për Jonadën, e para u zhvillua më 4 gusht 2022.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?