Ngjarja në uzinën e Gramshit, Presidenti Begaj: Të parandalohet çdo situatë që cënon sigurinë kombëtare
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj kërkon që ngjarja në uzinën e Gramshit, të zbardhen sa më parë dhe që të vijojë puna për të parandaluar çdo situatë që cënon sigurinë kombëtare. “Jam në komunikim të vazhdueshëm me strukturat e sigurisë, Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, strukturat e shërbimeve informative dhe ato ligjzbatuese, të cilat i inkurajoj dhe mbështes për të vazhduar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe parandalimin e çdo situate që cënon sigurinë kombëtare”.
Postimi i plotë
Ngjarjen në uzinën e Gramshit po e ndjek me shumë vëmendje.
Jam në komunikim të vazhdueshëm me strukturat e sigurisë, Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, strukturat e shërbimeve informative dhe ato ligjzbatuese, të cilat i inkurajoj dhe mbështes për të vazhduar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe parandalimin e çdo situate që cënon sigurinë kombëtare.
Mirënjohje për dy efektivët e Forcave të Armatosura, të cilëve u uroj shërim të shpejtë!