Ngjarje e rëndë në Kavajë! Gjenden të pajetë 4 shtetas rusë në një sauna! Policia jep detaje, ja çfarë ka ndodhur

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Qerret të Kavajës. Katër shtetas rusë janë gjetur të pajetë në një sauna në ambientet e një hoteli në këtë zonë.

Sakaq në vendin e ngjarjes është ngritur grupi hetimor për të sqaruar rrethanat e vdekjes së 4 turistëve rusë. Paraprakisht policia tha se shkak për humbjen e 4 jetëve të jetë bërë asfiksia në sauna, por dyshohet gjithashtu që turistët rusë të kenë qenë nën efektin e alkoolit, çka mund të ketë përkeqësuar gjendjen e tyre. Gjithësesi është ekspertiza ligjore ajo që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Ndërkohë në polici janë shoqëruar stafi i hotelit si edhe personat që mund të kenë dijeni. Lidhur me ngjarjen e rëndë mësohet se është njoftuar edhe ambasada ruse në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia në njoftimin e saj zyrtar raporton se ata kanë ndërruar jetë si pasojë e asfiksimit brenda saunës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më konkretisht kanë ndërruar jetë shtetasit rusë me iniciale K.S. 31 vjeçe, N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20, teksa deri më tani nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e plota.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22:20, në Qerret, Kavaje,në ambientet e saunës të një hoteli, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit Rus, K. S, 31 vjeçe, N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?