Ngjarje tragjike! Makina e OSHEE përfundon në lumë, humbin jetën 2 elektriçistë
Një automjet i OSHEE-së është rrëzuar në lumin Drino përballë fshatit Lazarat në Gjirokastër, ku dyshohet se dy elektriçistë kanë humbur jetën.
Mësohet se këta të fundit kanë qenë duke inspektuar në zonën lindore të luginës, pasi kishte avari në linjat e përcjelljes së rrymës elektrike. Avaria është konstatuar në fshatin “Asim Zenelaj” dhe për këtë qëllim kanë shkuar për të ndërhyrë dy elektriçistët, Selfo Kallfa dhe Ismet Isaraj.
Si pasojë e terrenit të keq dhe errësirës, mjeti me të cilin lëviznin dy punonjësit e OSHEE, ka rënë në rrjedhën e lumit në thellësi, ndërkohë që dy elektriçistët nuk kanë mundur dot të dalin.